Dita e 13-të e protestës në bulevard nuk kurseu as pllakën përkujtimore në nder të një prej viktimave të 21 janarit, Ziver Veizit e cila u shkul nga protestuesit në shesh.
Analisti Roland Bejko ka reaguar lidhur me dhunën ndaj pllaken perkujtimore, duke theksuar se humanizmi duhet të qëndrojë mbi çdo kundërshti politike.
Analisti kritikoi gjithashtu kreun e opozitës, duke pretenduar se ai po bën pazare për të ruajtur pozicionin e tij politik.
“ Shqiptari nuk e ka pasur zakon që të dhunojë përkujtimoret, respektohet i vdekuri, kushdo që e ka bërë, pastë faqen e tij. Nuk dhunohet, sado kundërshtar politik ta kesh, ka disa limite, është pjesa humane përpara politikës. Kreu i opozitës bën pazare për karrigen e tij dhe nxit protestuesit për të bërë atë që nuk kanë dashur të bëjnë kur ka qenë në pushtet.”
Gazetari Andon Kello ka shprehur keqardhje për dhunimin e përkujtimores, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe të papërshtatshëm për një protestë.
Kello tregoi se ka intervistuar vajzën e Vezirit, duke theksuar se në sytë e saj ende lexohej kërkimi për drejtësi. Sipas gazetarit, ai ishte një protestues i varfër, i cili kërkonte një Shqipëri më të mirë.
“ Keqardhje e madhe, shumë, kushdo që e ka dhunuar. Unë kam intervistuar vajzën e Ziver Veizit, ku sytë e saj kërkonin ende drejtësi. Ai ishte protestues i varfër, kërkonte një Shqipëri më të mirë. Ky akt nuk i shkon një proteste.”


