Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha nuk mblidhte dot një foltore, sot ka sheshin”, Gazetari: Pas thirrjeve për dhunë, qëndron PD

schedule19:49 - 25 Tetor, 2026

schedule 19:49 - 25 Tetor, 2026

Gazetari Andon Kello ka komentuar zhvillimet e protestave të fundit, duke u shprehur se PD dhe Sali Berisha kanë synuar të marrin rolin drejtues të tyre.

Sipas Kellos, protesta e djeshme u karakterizua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme, ndërsa vlerësoi se thirrjet për protestë dhe dhunë lidhen me rolin e Berishës.

Sipas tij, PD-ja është rikthyer në skenën politike përmes protestave, pasi më parë, siç u shpreh ai, kishte vështirësi në organizimin e foltoret, ndërsa tashmë ka arritur të marrë sheshin.



“ PD-ja dhe Berisha e kanë dashur rolin e flamurtarit. Berisha duket se është faktori më i rëndësishëm për të përçarë dhe për të marrë në duar një protestë. Dje kishte një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Thirrjet e protestës dhe pjesëmarrjen për dhunë i lëviz Berisha, ka mbetur vetë në krye, por ka edhe një distancim. Sot, kur PD-ja tërhiqet, mbeten disa protestues që nuk dhunojnë. Sot nuk ka ndonjë incident, përveç djegies së shilteve. Në rast se vijon kështu, do të ketë një rënie derisa PD-ja të dominojë plotësisht. Është rikthyer në skenë PD-ja, nuk realizonte dot një foltore, ndërsa tani ka marrë sheshin.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!