Gazetarja Ardita Behluli ka komentuar ecurinë e zgjedhjeve në Serbi, duke theksuar se, ndryshe nga viti 2023, këtë herë vihet re një mobilizim më i mirë i votuesve.
Sipas saj, deri pasdite, pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 60 për qind. Behluli u ndal edhe te klima politike ndaj shqiptarëve, duke theksuar se gjatë dy viteve të fundit, në protestat studentore është vënë re nacionalizëm ndaj tyre.
Sipas gazetares, pritshmëritë e shqiptarëve nuk janë të larta dhe nuk pritet të ketë ndryshime nga qeverisja e Vuçiçit.
“Ndryshe nga viti 2023, ka një mobilizim më të mirë. Deri në këto momente, pjesëmarrja është rreth 60 për qind. Këto zgjedhje nuk kanë kaluar pa incidente.
Kemi pasur raste konfrontimesh fizike mes dy grupeve që janë në rivalitet të fortë.
Nga protestat studentore këto dy vite, kemi parë nacionalizëm ndaj shqiptarëve. Pritshmëritë e shqiptarëve nuk janë të larta, do të jetë e njëjta gjë si nga qeveria e Vuçiçit. Shqiptarët duhet të jenë më të mobilizuar, që të shohin listën e përbashkët dhe i vetmi opsion për shqiptarët duhet të jetë që të jenë një faktor më i zëshëm.”


