Protestat vijojnë në ditën e tyre të 13-të, ku një grup protestuesish, janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Pas 40 minutash qetësi, protestuesi, kryesisht ata të maskuar, kanë nisur të godasin me gurë drejt Ministrisë së Arsimit, që aktualisht është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Pavarësisht qetësisë fillestare, u shënuan incidentet e para, ndërsa efektivët e policisë vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin përreth institucionit. Ndërkohë, autoboti i ujit qëndron në gatishmëri, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe në rast se situata përshkallëzohet.
Pas incidenteve përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të lëvizin dhe të marshojnë drejt fillimit të Rrugës së Durrësit, duke lënë pas godinën e ministrisë.
Mbetet për t’u parë nëse marshimi do të vijojë në mënyrë paqësore apo do të shoqërohet me incidente të tjera.


