Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bie” City, Arsenal e “kap” në krye/ Skuadra e Enzo Marsesca u mund 2-1 në transfertën e Aston Villa

schedule12:44 - 25 Tetor, 2026

schedule 12:44 - 25 Tetor, 2026

Manchester City i dha fund serisë pozitive me humbjen 2-1 në fushën e Aston Villa, ndërsa kjo disfatë mund t’I kushtojë shumë në garën për titullin kampion në Premier League.

Nicolas Jackson shbllokoi shumë shpejt rezultatin e sfidës në “Villa Park”, pasi në minutën e gjashtë shënoi golin e epërisë së vendasve.

“Cityzens” kaluan momentin e vështirë dhe provuan me të gjitha mënyrat për të barazuar shifrat, por ofensiva e tyre nuk dha anjë efekt në pjesën e parë.



Pas pushimit, miqtë barazuan shifrat në minutën e 51-të me të zakonshmin Haaland.

Por shpresat e skuadrës së Enzo Maresca dhe tifiozëve të saj u shuan pas vetëm dhjetë minutash. Nicolas Jackson shënoi golin e dytë për Aston Villa, duke vulosur triumfin e skuadrës së tij dhe humbjen e Manchester City që mbetet në vendin e parë të Premier League.

“Cityzens” kanë 21 pikë, po aq sa kampionët në fuqi të Arsenal që i bashkohen në krye pas fitores 2-0 kundër Everton.

Gjithçka e lehtë për “Topçinjtë” e Londrës që sigluan fitoren e tyre me nga një gol për çdo pjesë.

Konsa shënoi golin e epërsisë në minutën e shtatë, ndërsa kolegu i tij i mbrojtjes Gabriel “vrau” garën me dyfishimin në minutën e 68-të.

Kjo fitore e Arsenal shuan distancën në renditje me rivalët e Manchester City, ndërsa tani diferencën e bën vetëm golavarazhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!