Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka kapur dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar në drejtim të kryeqytetit Riad, njoftoi koalicioni ushtarak i udhëhequr nga mbretëria saudite, i cili lufton lëvizjen rebele jemenase Ansarallah, të njohur si Huthit dhe të afërt me Iranin.
“ Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi një raketë balistike të lëshuar nga milicia terroriste Houthi në drejtim të Riadit”, deklaroi zëdhënësi i koalicionit saudit, koloneli Nouri al-Malki, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X.
Më herët, një gazetar i agjencisë së lajmeve AFP raportoi se kishte dëgjuar tre shpërthime në kryeqytetin saudit, ndërsa autoritetet u dërguan mesazhe paralajmëruese banorëve në telefonat e tyre celularë.
Në njoftimet e dërguara, qytetarët paralajmëroheshin për një sulm ajror dhe nxiteshin të drejtoheshin me shpejtësi drejt strehimoreve.


