Partia Demokratike ka paralajmëruar të jetë ombrella e një proteste në Tiranë, ku do mblidhen studentë e pedagogë. Oraret dhe organizimi i saj janë ende të paqarta por pritet që epiqendra të jete Bulevardi para kryeministrisë.
ABC News sjell pamjet me dron në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kanë mbërritur tashmë demokratët e udhëhequr nga Flamur Noka. Ajo çka vihet re deri më tani është mungesa e Sali Berishës në protetë, por gjithashtu edhe e protuesve të maskuar.
Në krye të protestës së demokratëve, është vënë Flamur Noka, i cili udhëheq marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Këtë të shtunë, protestat janë thirrur edhe vende të Bashkimit Europian, nga 101 celulat marksiste dhe anti-semite. Kështu këtë shtunë, Berisha mund të ndihet komunist edhe një herë, pa komplekse.


