Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Radikalë fetarë, nxitën përçarje”/ Rama: Duart e huaja duan destabilizim të vendit

schedule11:47 - 24 Tetor, 2026

schedule 11:47 - 24 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama, në një adresim për qytetarët së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, ka reaguar lidhur me protestat dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë tyre.

Rama i cilësoi protestat si një e drejtë demokratike, por dënoi dhunën dhe gjuhën e urrejtjes, duke theksuar se ato nuk mund të justifikohen. Ai pretendoi se në protestë janë përfshirë grupe të radikalizuara ideologjikisht dhe fetarisht, të cilat, sipas tij, kanë nxitur përçarje.

Kreu i qeverisë ngriti gjithashtu shqetësimin për ndërhyrje të huaja, të cilat, sipas tij, synojnë destabilizimin e vendit. Rama theksoi se shqetësimet legjitime të qytetarëve duhet të adresohen përmes dialogut dhe protestave paqësore.



“Këtu në fakt nuk ka asnjë moment tjetër transformues, përveçse një sfide të hapur me probleme të cilat kërkojnë adresim, pa diskutim probleme të shoqërisë, probleme të familjeve të zakonshme, probleme të studentëve, probleme të rinisë të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, gjuhës së hurit, gjuhës së zjarrit, gjuhës së urrejtjes, gjuhës së ofendimeve, të kërcënimeve, e cila nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse ne duam një të nesërme të sigurtë për këtë vend dhe për fëmijët tanë. 

Dhe këtu do ta bëj shumë të qartë ndarjen se dua të bëj shumë të qartë njëkohësisht edhe faktin se ne jemi duke punuar intensivisht me orë të zgjatura për të adresuar të dyja anët e kësaj medaljeje.

Duhet të bëj të qartë që jemi shumë të vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm personalisht në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumëkënd, përtej faktit që votojnë apo s’votojnë për mua dhe për shumicën qeverisëse, të simpatizojnë një protestë dhe të ndjejnë nevojën për të protestuar pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna për sa kohë ajo protestë, ai terror urban u shkaktua jo nga dhjetra mijëra e qindra mijëra qytetarë, por nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht ANTIFA, të radikalizuar fetarisht, njerëz të nxitur dhe të paguar për të yshtur dasinë fetare, të radikalizuar qytetarisht, njerëz me precedent penal kriminel të futur në turmë, të maskuar si studentë për të ushtruar dhunë.

Protesta është një e drejtë që askush nuk mund ta mohojë. Liria për të protestuar është një e drejtë që askush nuk mund ta diskutojë dhe që çdo shtet demokratik duhet ta garantojë. Dhe rruga e protestës paqësore është rruga që çon tek dialogu”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!