Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korçë, arrestohet edukatorja për dhunë ndaj një 4-vjeçari në kopsht

schedule08:48 - 24 Tetor, 2026

schedule 08:48 - 24 Tetor, 2026

KORÇË – Një edukatore është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije 4-vjeçar në kopsht.

Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila ka vënë re se djali prej disa ditësh shfaqte shqetësime. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe ka këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë së kopshtit.



Edukatorja është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!