Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ishte kryengritje! SPAK të hetojë dhunën”, Petraj: Protesta të shtunën për të shpëtuar PD nga dhuna

schedule00:06 - 24 Tetor, 2026

schedule 00:06 - 24 Tetor, 2026

Për avokatin Edmond Petraj, vendi përjetoi dhunën më të rëndë me protestat e ditëve të fundit dhe SPAK ka të gjithë elementët për të hetuar.

Në një bisedë në ‘Ora e Fundit’, në ABC News, Petraj theksoi se protesta e së shtunës mbahet pikërisht për të shpëtuar PD nga dhuna.

“Kjo nuk ka qenë protestë, ka qenë dhunë. U dogjën institucionet. Pavarësisht lirimeve në sallat e gjyqit, procedimi penal vijon. Pas kësaj do të ngrihet një grup hetimor që do të marrë përsipër gjithë dhunën e këtyre ditëve. Dhunë e përjetuar vetëm para 30 vitesh, nuk e kishim përjetuar një kryengritje të tille.



Elementët që ka neni 221 I ka të gjitha. I ka shumë të rënda masat, deri në burg përjetë. Të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje quhen bashkëpunëtore dhe nxitës të cënimit të rendit kushtetues. Nesër protesta do jetë për të shpëtuar PD nga dhuna, do shkëputet nga grupi tjetër. Po ata janë një, janë dy struktura brenda së njëjtës kupolë. Nëse policia u godit, cfarë duhet të bënte të të duartrokiste ty? Në një shtet normal policia reagon” theksoi Petraj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!