Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, koka e terrorit në vend”, Çupi: Sulmi i tentuar me dronë na vendosi në të njëjtën situatë me Ukrainën

schedule20:42 - 23 Tetor, 2026

schedule 20:42 - 23 Tetor, 2026

TIRANË- Analisti i njohur Frok Çupi, i ftuar në “Breaking News” në ABC News, komentoi protestën e dhunshme, e cila ka përfshirë vendin tonë. Ai theksoi se Shqipëria ndodhen në “luftë”, ndërsa tha se po lufton në aleancën me vendet perëndimorë, kundër grupeve, të cilat synojnë destabilizimin.

Ai theksoi se Sali Berisha është koka e terrorit në Shqipëri, ndërsa e akuzoi se ka urdhëruar vrasjen e disa personaliteteve, të cilat kanë punuar për rrugëtimin perëndimor të Shqipërisë. Çupi përmendi emrin e Remzi Hoxhës, i cili rezulton i zhdukur prej mbi tre dekadash.

“Vendi ynë po përballon një luftë, me thënë të drejtën. Po bëjmë një luftë në krah të vendeve të tjera të Evropës. Është i njëjti konfigurim i Luftës së Dytë Botërore, jemi në të njëjtën aleancë me ato të Luftës së Dytë Botërore. Sali Berisha është foleja e krimit, është vetë foleja e vrasjes.



Berisha shërben si koka e terrorit dhe nuk është hera e parë. Berisha po hakmerret kundër nesh, por po hakmerret edhe kundër SHBA-së. Berisha është një terrorist, nuk është thjesht kriminel. Ai është kapedan i terroristëve. Ai ka urdhëruar vrasjen e disa personaliteteve që kërkonin orientimin e shoqërisë drejt Perëndimit, njëri prej tyre ishte Remzi Hoxha. Janë katër dëshmorët e Bulevardit”, tha ai.

Sipas tij, me paratë që u vodhi shqiptarëve në 1997, Sali Berisha po bën luftën sot kundër vendit të vet.

“Me ato para që ka vjedhur në 1997, sot Sali Berisha po bën luftën. Kjo luftë zbuloi se Berisha me të vetët nuk është raca jonë, rraca jonë nuk e shkatërron vendin, nuk vret. Rraca jonë bën faje, por jo këtë gjë që bën ai. Sulmi me dronë ishte fiks Ukraina që po jeton sot ose nesër, në këtë radhë na vuri. Krimin e kanë mbështjellë me zarfin Partia Demokratike. Çdo gjë është kriminale atje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!