Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Caprile bëhet shqiptar në kohë krize/ Me kërkesë të tij, portieri 25-vjeçar merr shtetësinë shqiptare

schedule19:14 - 23 Tetor, 2026

schedule 19:14 - 23 Tetor, 2026

Elia Caprile është bërë zyrtarisht shqiptar, por duhet të vendosë nëse në të ardhmen do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi edhe me kombëtaren. Portieri italian, që luan me Cagliari në Serie A, I përfolur si një alternativë për katërkëndëshin e kombëtaren ka marrë shtetësinë shqiptare, sipas dekretit të firmosur nga presidenti Bajram Begaj dhe të publikuar në fletoren zyrtare.

Kërkesa është bërë me vetë dëshirën e 25 vjeçarit, ndërsa për momentin lidhja e vetme e tij me Shqipërinë është bashkëshortja Emili, e cila është shqiptare dhe me të cilën ka edhe një fëmijë.

Pavarësisht, arsyeve të Caprile, tashmë me pasaportën e Shqipërisë në xhep, ai e ka të hapur rrugën për kombëtaren kuqezi, megjithëse rrruga është e gjatë dhe me shumë pengesa burokratike në FIFA.



I konsideruar prej kohësh si një nga portierët më të talentuar italianë, ai ka luajtur dy ndeshje me skuadrën e kaltër, ndërsa përveç grumbullimit me kombëtaren e parë nuk ka arritur të debutojë.

Me një karrierë te Leeds në Angli, me Bari dhe Pro Patria në Serie B, Napoli e Empoli dhe tani me Cagliari në Serie A, kartoni i tij vlerësohet 12 milion euro.

Përtej zërave mediatikë, vetë Elia Caprile nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.

Gjithsesi nuk do të ishte I vetmi. Madje historia e kombëtares kuqezi ka nisur me një italian në portë, pasi i pari që ka mbrojtur katërkëndëshin e saj ka qenë Giacomo Poselli. Ai ndihmoi Shqipërinë në triumfin e parë ndërkombëtar në futboll, në Ballkaniadën e vitit 1946.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!