Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fryhet” arka e shtetit/ Të ardhurat arrijnë në 626.6 miliardë lekë në janar-shtator

schedule14:11 - 23 Tetor, 2026

schedule 14:11 - 23 Tetor, 2026

Buxheti I shtetit ka përmirësuar perfomancën e mbledhjes së të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Ministrisë Së financave të ardhurat  në arkën e shtetit janë rritur gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 duke kapur vlerën e  626.6 miliardë lekë, ose 63.7 miliardë lekë më shumë  nëse e krahasojmë me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një pjesë e rëndësishme e këtyre të ardhurave vjen nga miradministrimi i taksave  dhe tatimet që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Të ardhurat nga TVSH-ja e mbledhur në vend arritën në 65 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 29 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkohë, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale u rritën me 15.5 për qind, duke arritur në 73 miliardë lekë e ndikuar kjo nga rritja e pagave



Edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore shënuan rritje duke ndikuar në përmirësimin e fondit të pensioneve

Sa i përket shpenzimeve, të dhënat e paraqitura për periudhën janar-gusht 2026 tregojnë se shpenzimet e përgjithshme publike arritën në 556.3 miliardë lekë, me një realizim prej 92.8 për qind të planit të periudhës.

Treguesit fiskalë pasqyrojnë një ecuri pozitive të të ardhurave buxhetore në nëntëmujorin e vitit, me rritje në disa prej kategorive kryesore të taksave dhe kontributeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!