Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Policia ka në dorë rrjetin antifa”/ Rama: Furnizimet me mjete dhune, nga jashtë. PD mori autorësinë e dhunës

schedule11:01 - 23 Tetor, 2026

schedule 11:01 - 23 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se arsyet e protestave të flamingove janë legjitime, por se përshkallëzimi i saj ishte e planifikuar prej disa muajsh.

Në një komunikim për mediat, Rama u shpreh se policia ka në dorë rrjetin antifa dhe furnizimet nga jashtë vendit me maska apo lëdnë eksplozive.

Rama shtoi se PD ka marrë përsipër autorësinë e dhunës në protestë.



“Ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera raporti është tërësisht i ndryshëm. Nuk bën vaki që në një manifestim apo në një seri manifestimesh, pjesa më e dëmtuar, më e plagosur, më e dhunuar të jetë policia. Ka bërë vaki këtu, me shifra dhe me fakte. Përtej asaj ç’ka u krijua, e përsëris në ekranet e korruptuara, por për ekranet e korruptuara do të ketë një kohë të dytë për të folur. Sot jam këtu për të ekspozuar një komponent që e kam komentuar mes shumë përqeshjeve dhe mes shumë ofendimeve të kthyera drejt meje si një koment fyes për studentët.

Qysh se nisi protesta paqësore masive e flamingove, kam thënë se arsyet për të protestuar janë legjitime. Arsyet për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë dhe më mirë, mund të jenë edhe të pafundme. Por se qysh në krye të herës ajo protestë ishte e influencuar rëndë nga forca të tjera, ka qenë një fakt. Ka qenë një fakt që në këtë valë të dytë dhe të dhunshme është evidentuar në të gjithë përmasën e vet. Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, të lëndëve eksplozive e kështu me radhë përmes doganës dhe nga subjekte të caktuara, janë tanimë në duart e Policisë së shtetit.

Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ‘’Antifa’’, rrjeti i terrorit urban që në emër të neokomunizmit, anarkisë edhe anti-kapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e Policisë së shtetit.

Por në duart e Policisë së shtetit janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar drejtpërdrejt nga krimi i organizuar dhe nga forca të huaja, nga para’ e ardhur nga jashtë, ku padyshim qershia mbi tortë ose më saktë glasa mbi tortë është Partia Demokratike, e cila dje mori dhe autorësinë e fillimit të dhunës tek Ministria e Arsimit.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!