Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PPE dënon dhunën/ Grupi më i madh parlamentar në BE: E ardhmja e Shqipërisë, europiane

schedule22:40 - 22 Tetor, 2026

schedule 22:40 - 22 Tetor, 2026

Partitë Popullore Europiane, grupi parlamentar më i madh në Parlamentin Europian, dënon me deklaratë zyrtare dhunën e ushtruar nga protestuesit për 9 ditë në Tiranë.

“Çdo dhunë dhe sulm i paligjshëm nga të gjitha anët, veçanërisht kundër pronës dhe integritetit personal, nuk kanë vend në një demokraci”, thuhet në reagim.

PPE ofron zgjidhje, jo me dhunë, por vetëm me dialog.



“Tensionet aktuale duhet të adresohen përmes dialogut, shtensionimit dhe angazhimit demokratik”, shton ai.

Partitë e djathta europiane edhe njëherë tregojnë se rruga europiane e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi dhunën, por mbi instrumente demokratike.

“E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe europiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe një të ardhme mundësish në shtëpi”, thuhet në reagim.

Ky mesazh i PPE-së vjen dy ditë para se partia e tyre simotër në Shqipëri, PD-ja, me në krye Sali Berishën, do të organizojë një protestë të shtunën, në të njëjtën ditë me protestat e 101 organizatave komuniste-marksiste dhe ekstremiste në Europë.

Mesa duket, doktori ka shkelur një vijë të kuqe te simotrat e PPE-së, madje më themeloren, të qenit i djathtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!