Analisti Arben Meçe, në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimet e protestës së fundit, duke e ndarë atë në disa faza. Sipas tij, protesta kaloi nga vandalizmi në eskalimin politik, ndërsa marrja e përgjegjësisë politike nga Berisha shënoi fundin e saj.
Ai theksoi se neutralizimi i akteve të vandalizmit nuk nënkuptonte përfundimin e protestës, por se fundi i saj erdhi me marrjen e përgjegjësisë politike nga Berisha.
Sipas Meçes, faza e katërt duhet të jetë ajo e marrjes së përgjegjësisë, reflektimit dhe ndëshkimit.
“ Faza e tretë është eskalimi politik. Para tre ditësh, politika tha: “E bëmë ne”. Në krye ishin dukshëm Arlind Qori, Shehaj, Lapaj dhe Berisha. Marrja e përgjegjësisë politike ishte fundi i protestës. Vandalizmi u neutralizua, por protesta jo. Marrja e përgjegjësisë politike nga Berisha i dha fund.
Protesta sot është e mbyllur. Fazën e tretë e quaj “protesta e mbyllur”. Mësova pse sot Berisha mori përgjegjësi dhe i ka kryer Forumi Rinor. Pse Berisha mori përsipër që e kishte organizuar.
Faza e katërt është marrja e përgjegjësisë, reflektimi dhe ndëshkimi. Nëse këto problematika do t’i ngrinim para 10 ditësh, nuk do të na besonte njeri. Fakti që Berisha mori mbrojtje politike tregon që Berisha po trembet, sepse këta njerëz dhe të rinj që i mori dhe i hodhi në betejë, Berisha do të japë llogari. Drejtësia ka reaguar në mënyrë absurd. Nëse Rama nuk kupton që vulën do ja vendos faza e katërt për të nesërmen, kjo është në prag të derës në çdo kohë.”


