Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ka pjesë të luftës hibride”, Softa: Protestat në Evropë synojnë dobësimin e frymës evropiane, ka ndikime nga Rusia

schedule16:33 - 22 Tetor, 2026

schedule 16:33 - 22 Tetor, 2026

TIRANË– Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në “Faqja 4” komentoi valën e protestës që kanë përfshirë një pjesë të vendeve të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se këto lëvizje synojnë të dobësojnë frymën evropiane dhe synimi i tyre është të krijojnë destabilitet.

Sipas ekspertit kjo frymë që po tentohet të nxitet në Evropë mund të jetë e ndihmuar nga Rusia, e cila siç dihet ka një qëndrim jo miqësor me Evropën.

“Vala ne protestës për të vënë në vështirosi qeveritë. Duan ta dobësojnë frymën evropiane. Forca të tilla ekstreme janë jo evropiane. Kjo është një lëvizje që kërkon destabilitet. Rusia nuk e do Evropën, Europa është pro Ukrainës dhe investimi i saj për Ukrainën ka qenë i palëkundur”, tha ai.



Ai komentoi dhe protestat në Shqipëri, ndërsa u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të ketë elementë të luftës hibride.

“Nuk ka celula të Antifës në Shqipëri,  nuk pa prova nga agjencitë e huaja partnere dhe nga shërbimet tona, që të ketë një deklaratë zyrtare. Mund të jenë ndikime, por nuk ka prova reale që ka celula apo organizime apo financime që vijnë nga kjo. Kjo është pjesë e luftës hibride”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!