Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qetësi jashtë Kuvendit/ Prani e policisë dhe medias

schedule10:48 - 22 Tetor, 2026

schedule 10:48 - 22 Tetor, 2026

Parlamenti u rikthye në seancë plenare pas pezullimit javën e kaluar pas akteve të dhunës ekstreme gjatë protestave që nisën 9 ditë më parë në Tiranë.

Maxhoranca tha se axhenda e ligjeve të integrimit dhe negociatave me Bashkimin Europian nuk mund të humbë kohë dhe të mbetet peng i dhunës së elementëve destabilizues që punojnë kundër Shqipërisë.

ABC News sjell sakaq pamjet me dron nga protesta e njoftuar për t’u mbajtur jashtë ambjenteve të Kuvendit. Siç duket edhe në pamjet e filmuara nga larta situata është e qetë, deri më tani, ndërsa vihet re prani e madhe e policisë dhe e medias.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!