Regjisori Hervin Çuli , i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka reaguar për dëmtimin e librit të Gjergj Fishtës gjatë protestave, duke e cilësuar këtë akt si një përdhosje të kulturës.
Sipas Çulit, deklarata për situatën do të kishte marrë një kuptim tjetër nëse do të kishte nisur me një qëndrim të qartë kundër dhunës dhe shkatërrimit të kulturës.
“ Pjesa që më dhemb më tepër është shkelja e librit të Gjergj Fishtës, është përdhosje. Ai akt kundër kulturës, nëse deklarata do të kishte nisur kundër dhunës dhe shkatërrimit të kulturës, deklarata do të kishte marrë një kuptim më të mirë.”
Pedagogu Mariglen Kasmi, ka komentuar përfshirjen e pedagogëve në zhvillimet e fundit, duke thënë se një pjesë e mirë e listës s’ka lidhje me procesin arsimor.
“ Një pjesë e mirë e listës s’ka lidhje me procesin arsimor, mund të kenë një gradë, por nuk dihet çfarë përfaqëson. Edhe brenda universiteteve sheh ndarje.”


