Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tronditja e qeverisë është pozitive”, Hervin Çuli: Zgjidhja duhet të vijë përmes institucioneve

schedule20:59 - 21 Tetor, 2026

schedule 20:59 - 21 Tetor, 2026

TIRANË- Aktori dhe regjisori Hervin Çuli, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestat duke u shprehur se “tronditja” e qeverisë është një zhvillim pozitiv për momentin ku ndodhet sot Shqipëria.

Çuli tha se edhe ai vetë ka pasur momente kur ka ndier zemërim të madh, por theksoi se arsyeja dhe logjika duhet të mbizotërojnë, ndërsa përballja duhet të zhvillohet brenda institucioneve.

Aktori tregoi se, pavarësisht pakënaqësive, është e rëndësishme që reagimi të mos kalojë në dhunë. Ai theksoi se zgjidhja duhet kërkuar përmes institucioneve dhe jo përmes përplasjeve jashtë tyre.



“Kjo tronditja e qeverisë është një gjë pozitive. Në këtë pamje të përgjithshme që bëjmë, se po të merremi me korrupsionin, arrogancën, kishte arritur gjërat deri në një pikë që nuk mbante më. Edhe unë, me thënë të drejtën, kam pasur momente, kam vite tashmë që doja të merrja një çadër në dorë dhe t’i bija ndonjërit kokës me atë, por është arsyeja ajo që na frenon, e në fund të fundit e kemi vendosur veten në një pozicion, se jemi të detyruar të përdorim logjikën, të luftojmë brenda institucioneve, se po të ikim jashtë institucioneve, ndodh ajo që ndodhi në PS. Vajtën një grup njerëzish me kapuçë, dhe i doli një grup tjetër me kapuçë nga brenda. Po që se do të kishte ndërhyrë policia, aty do të kishte shpërthyer. Sot në Francë pashë që kanë filluar njerëzit nga brenda duke u armatosur. Pashë dy nga këto dyqanet e mëdha, që iu sulën bodyguardët dhe i binin njëri-tjetrit”, tha ai.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!