Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista e profesorëve/ Bejko: Po të shikoja që ishte pjesë Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja

schedule20:20 - 21 Tetor, 2026

schedule 20:20 - 21 Tetor, 2026

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar protestën dhe situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar klasën e vjetër politike.

Gjatë intervistës, Bejko u shpreh se Shqipëria po përballet me një formë tjetër autokracie, e cila, sipas tij, ka kufizuar funksionimin e shoqërisë dhe ka krijuar një realitet ku qytetarët shpesh e kanë të vështirë të marrin shërbimet e nevojshme pa pasur njohje personale.

Ai foli gjithashtu për një listë emrash që i ishte paraqitur për firmosje, duke treguar se e kishte parë atë në mënyrë të shpejtë, ndërsa ndodhej në aeroport.



Bejko tha se, nëse do të kishte vënë re emrat e Argita Berishës dhe Abi Malltezit, nuk do ta kishte firmosur, duke sqaruar se qëndrimi i tij lidhet me bindjet politike dhe jo me çështje personale.

Po ashtu theksoi se dëshiron largimin e klasës së vjetër politike, të cilën e konsideron përgjegjëse për frenimin e zhvillimit të vendit. Sipas tij, pas 35 vitesh, është koha që Shqipëria të hapë një kapitull të ri politik, ku përfaqësuesit e rinj të dalin nga vota e qytetarëve.

“Sot ka ardhur në një formë tjetër autokracia që është ngulur dhe i ka zënë frymën shoqërisë shqiptare. Ka krijuar një enklavë qytetarësh që edhe për të shkuar te mjeku nëse nuk gjen njeri ta njohë është e vështirë.

Kur më ka ardhur lista ka qenë në aeroport, i hodha një sy shpejt dhe pashë emrat e pedagogëve. Me thënë të vërtetën po të shikoja që ishte Argita Berisha dhe Abi Malltezi nuk do të firmosja.. Jo se kam gjë personale më të, unë e kam politike.

Si qytetar i angazhuar mezi pres dhe dua një orë e më parë të dalë një fuqi që të largojë klasën e vjetër politike sepse ka ndalur avancimin e Shqipërisë. 35-vite janë shumë dhe për Berishën dhe Ramën dua të largohen dhe çdo lëvizje që ma plotëson këtë dëshirë është e mirëseardhur tek unë. Unë dua të ikë klasa e vjetër politike dhe të zëvendësohet me atë që të nxjerrë vetë vota e qytetarëve. Në momentin që shoh se ka dhunë digjen institucione, prona private, deformohet shteti dhe  kjo mund të na sjellë në një regres tjetër. Dhe këtu unë ndahem. Kam thënë jam kundër dhunës por e quaj edhe një frustacion këtë skenë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!