Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet autori i sulmit mbi komisariat/ 33-vjeçari, mund të dënohet edhe nga neni i armëve

schedule15:27 - 21 Tetor, 2026

schedule 15:27 - 21 Tetor, 2026

Pas sulmit të paprecedentë tri ditë më parë ndaj punonjësve të policisë dhe Komisariatit numër 3, policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Emin Kokalari. Kokalari u vu në pranga pas sulmit me molotovë drejt komisariatit nr. 3, nga ku u dëmtuan 10 punonjës policie.

E ndërsa policia vijon me arrestimet dhe dokumentimin me prova, Gjykata e Tiranës liron 22 protestues të arrestuar pas akteve të dhunës në kryeqytet. Për ta, gjyqtari Sokol Shehu ka caktuar masën “Detyrim paraqitjeje”, ndërsa për 36 të tjerët shqyrtimi i kërkesave vijon. Mes dëmeve të shkaktuara ndaj institucioneve shtetërore dhe godinave të drejtësisë, një pjesë e të arrestuarve me vendim të Gjykatës së Tiranës vijojnë të lirohen.

Ndërsa gjykata liron grupin e zjarrit, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ankohet përse opinioni është kundër. Edhe sepse kjo dhunë në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë ka dëmtuar dosjet gjyqësore dhe trembur punonjësit e drejtësisë. Por për shoqatën e gjykatësve, nuk është dhuna fizike, por kritikat e kryeministrit që cilësohen akte të papranueshme, që cenojnë funksionimin e drejtësisë.



Gjyqtarët thonë se vendimet e tyre për protestuesit nuk duhet të paragjykohen dhe se ligjshmëria dhe proporcionaliteti i këtyre masave vlerësohen vetëm nga gjykatat, mbi bazën e ligjit, provave dhe rrethanave konkrete të çdo çështjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!