Në universitetet e rretheve, studentët kanë zgjedhur auditorët, jo protestën në rrugë.
Thirrjes për bojkot të mësimit nuk i janë përgjigjur studentët në Vlorë, Gjirokastër dhe Durrës. Në këto tre qytete, procesi mësimor vijon normalisht, pa ndërprerje të leksioneve.
Në Vlorë, studentët kanë ndjekur mësimin sipas orarit, ndërsa në Gjirokastër rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” shprehet se institucioni nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje. Sipas tij, as studentët dhe as pedagogët nuk kanë kërkuar ndërprerjen e procesit mësimor.
Edhe në Durrës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” vijon aktivitetin akademik pa iu bashkuar bojkotit. Zv.rektori Edi Puka konfirmon se mësimi është zhvilluar normalisht gjatë gjithë këtyre ditëve, me studentë dhe pedagogë të pranishëm në auditorët e të gjitha fakulteteve.
Në qytetin bregdetar të Durrësit në protestat e ditëve të fundit, janë përfshirë vetëm një grup të rinjsh, pjesë e forumeve rinore të partisë demokratike.


