Rama: Cdo kush që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset. Do vi fatura në familje, nuk do marrë asnjë shërbim nga shteti familja e të një mitur që djeg pronën e tjetrit
Do vendosim në regjistra të vecantë njerëzit e dhunshëm. Do i mbyllim shumë aksese. Do bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën me vendet e BE për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm.
Dhuna nuk ka vend dhe nuk ka për të patur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi ideve, ballafaqimi demokratik i argumenteve, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja.
Para se të jenë pedagogë janë flamurtarë të një partie, dhe nuk distancohen nga dhuna. Nga protesta e 2018 adresuam shumë probleme. Cdo ministri po punon, për cfarë është hapi tjetër kur kjo histeri t ia lërë vendin llogjikës dhe ballafaqimit. Nëse ka një garë për të qenë kritik ndaj qeverisë, jam gati të hy në garë dhe ta fitoj. Por nuk kam gjë për të ndarë me kritikët e mediave që nxisin dhunë.
Në Itali ka një emër për ata që nxisin dhunë, vandalët e vegjël, ndërsa këtu janë heronjtë e lëvizjes pseudostudentore.


