Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrjeti me 101 celula që po djeg Europën/ Fox News: Mobilizimi në Europë, nga 101 organizata në 9 shtete

schedule10:34 - 21 Tetor, 2026

schedule 10:34 - 21 Tetor, 2026

Gjithë çfarë ndodh në Europë dhe së fundmi Shqipëri nuk është rastësore. Pas këtyre akteve të dhunës qëndon një rrjet orgnizatash, që koordinohen gjerësisht.

Kjo është zbuluar nga një investigim i fundit i medias amerikane, “FOX News” që zbulon se çfarë dhe kush qëndron pas protestave, kryesisht të të rinjve, që kanë shpërthyer disa vende të Europës.
Në këtë rrjet janë 101 organizata, në nëntë vende, që janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që organizon, koordinon dhe përforcon aktet e dhunshme ne protestat në Evropë.

Nga Franca, Gjermania dhe Italia, deri në Spanjë e Shqipëri, investigimi i Fox Neës thotë pas trazirave qëndrojnë organizata të së majtës radikale, grupeve komuniste e socialiste dhe organizimeve që identifikohen me Antifa-n.



Në këtë hartë protestash është edhe Tirana dhe shkrimi shënon një datë; 24 tetorin, ku thirrjet për mobilizim përkojnë me një valë të re protestash të paralajmëruara në disa vende te Europes.
Po në këtë datë, ka një organizim në rrjetet sociale me thirrjet për protestë në kryqeytetin shqiptar.

Në Francë, pas protestave të 17 tetorit, aktivistët kanë thirrur një tjetër mobilizim më 24 tetor, të emërtuar “Akti II”.
Sipas investigimit, janë planifikuar 212 mobilizime. Komunikimi mes organizatorëve ndodh online dhe kanale komunikimi përmes të cilave pjesëmarrësit koordinohen për të shpërndarë thirrjet për dalje në rrugë. Në njoftimet e disa prej këtyre organizimeve përmenden edhe grupe “Antifa”, mes tyre “Action Antifa 16”.

Sipas investigimit, rrjeti i identifikuar është zgjeruar nga 54 në 101 organizata, të shpërndara në nëntë vende. Në të përfshihen grupe komuniste e socialiste, organizata studentore, sindikata, organizata kundër luftës dhe rrjete aktivistësh. Vetëm 33 prej tyre drejtohen nga studentë ose të rinj, ndërsa pjesa tjetër ka struktura drejtuese më të gjera.

Disa prej këtyre organizatave nuk kufizohen te mobilizimet kombëtare, por ato përforcojnë mesazhet e njëra-tjetrës, shpërndajnë thirrje për protesta dhe promovojnë dhune. Mes organizatave ndërkombëtare të përmendura në investigim janë “CODEPINK”, “BreakThrough Neë”s dhe Partia për Socializëm dhe Çlirim.

Kalendari i protestave është shtrirë përtej këtij muaji.
Pas 24 tetorit, një tjetër datë e përmendur është 20 nëntori, kur një koalicion organizatash promovon “Grevën Ndërkombëtare të të Rinjve”.
Thirrjet përfshijnë demonstrata, marshime, tubime, bllokada dhe pushtime. Manifesti i kësaj fushate e lidh luftën kundër kapitalizmit, militarizimit dhe masave shtrënguese me kërkesën për ndryshim radikal të sistemit.

Në Francë, ndërkohë, janë njoftuar edhe mobilizime të tjera, përfshirë “Aktin III”, më 31 tetor, dhe veprime të planifikuara për 5 dhe 14 nëntor.

Cfarë ndodhi këto javë?
Vetëm 4 ditë pas shperthimit te protestave ne France: një protestë me moton studentore nisi në Shqipëri.
Emri më i lakuar i protestave në Europë, mban emrin Antifa, një lëvizje radikale e majtë e njohur për trazira dhe dhunë kudo ku ajo përfshihet. Ajo fshihet pas termit “antifashist”, shkurt ANTIFA dhe eshte baza bashkuese e levizjeve globaliste radikale, qe kerkojne lekundjen e establishmenteve politike.

Në SHBA, është de fakto një nga lëvizjet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare, jo më kot Presidenti Trump një vit më parë e shpalli organizatë terroriste. Kjo ishte hera e pare qe nje organizate e brendshme, shpallej e tille, brenda territorit amerikan.

Por administrate Trump nuk e la me kaq. Ajo i kerkoi disa ambasadave te saj ne bote dhe Europe, ti hartonin nje liste te organizatave te tilla te dyshuara.
Mes ktyre misioneve diplomatike, ishte edhe ambasada e shba ne tirane. Letra mberriti ne qershor, nderkohe qe edhe ministri I Jashtem shqiptar u thirr ne Ëashington, edhe per kete problem, ne nje takim nderkombetare kunder terrorizmit te majte.

Ne daljen e tij te pare pas dhunes ne bulevard, kryeminsitri rama pranoi per here te pare doren e ANTIFAS ne dhunen e organizuar ne vend.
Kjo llogari në rrjetet sociale, me emrin “AntiFa Tirana”, e cila ka nisur funksionimin me protestën e flamingove muaj më parë, dukshëm mbështet dhe promovon rregullisht protestën e dhunshme në Tiranë. Shqipëria e ka provuar një herë anarkinë në vitin 1997. 8 ditët e fundit ndryshimi i vetëm ka qenë se fatmirësisht s’ka pasur plumba, dhe anarkia është izoluar vetëm në qendër të Tiranës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!