Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky eshte takuar kete te marte ne Oslo, kryeqytetin e Norvegjise me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në një moment kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar ndjeshëm. Kryeministri norvegjez bëri të ditur se Zelensky kishte kërkuar nga Norvegjia dhe Finlanda të organizonin bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë, në një moment kritik për Ukrainën.
Para takimit me Witkoff, presidenti ukrainas zhvilloi bisedime me kryeministrin norvegjez dhe presidentin finlandez Alexander Stubb. Në takimin me të dërguarin amerikan mori pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trumpit, përmes një lidhjeje me video.
Kryeministri Norvegjez tha se synimi është që marrëdhëniet të orientohen drejt një bashkëpunimi më konstruktiv dhe që lufta të përfundojë përmes diplomacisë, me një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, ndersa deri me tani nuk ka pasur nje reagim te Witkoff apo vete Zelenskyt.
Me heret pergjate kesaj te marte sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, hodhi poshtë si “skandaloze” akuzat se ukrainasit po humbin jetën për shkak se Shtetet e Bashkuara po i mohojnë Kievit informacionet e inteligjencës.
Reagimi i tij erdhi pasi Serhii Beskrestnov, këshilltari kryesor ushtarak i Zelenskyt për çështjet e teknologjisë dhe komunikimit, deklaroi për BBC-në se mungesa e paralajmërimeve të besueshme amerikane, përfshirë ato për lëshimin e raketave balistike, po kushton jetë njerëzish. Në prag të takimit në Oslo, Zelensky tha se kishte zhvilluar një bisedë konstruktive me Rubion, ku ishin diskutuar nevoja për paralajmërime të hershme nga SHBA-ja, raketat për interceptimin e sulmeve dhe funksionimi i rrjetit satelitor të internetit Starlink, të kompanisë SpaceX.
Përplasjet mes dy vendeve janë thelluar javët e fundit. Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri dhe se Zelensky nuk ka qene kurre I interesuar per ti dhene fund luftes.


