Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, vëllai i tretë vijon në gjendje të rëndë

schedule10:14 - 20 Tetor, 2026

schedule 10:14 - 20 Tetor, 2026

Shefqet Islamaj, 48-vjeçari i plagosur në Bathore, vijon në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Sipas burimeve, parametrat jetësorë janë stabilizuar, por vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët në reanimacion.

Plumbi i ka prekur mushkëritë, duke e bërë më të rëndë gjendjen shëndetësore të 48-vjeçarit.



Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku autori i dyshuar i ngjarjes qëlloi me armë ndaj tre vëllezërve. Selam Islamaj, 30 vjeç, dhe vëllai i tij, Nazmi Islamaj, 48 vjeç, u qëlluan për vdekje nga fqinji i tyre, Ngushëllim Manzi, 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Sipas banorëve të zonës, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një muri rrethues që po ndërtohej nga tre vëllezërit. Në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere për hedhjen e betonit, 40-vjeçari kishte kundërshtuar punimet, çka solli nisjen e debatit mes tyre. Përplasja dyshohet se agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas burimeve, gjatë konfliktit, 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar ndaj tre vëllezërve me armën e shërbimit, një pistoletë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!