Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sëmundjet e vjetra të të majtës/ Përse ca flasin dhe ca heshtin?

schedule22:32 - 19 Tetor, 2026

schedule 22:32 - 19 Tetor, 2026

PS ka nxjerrë 9 ministra të Brendshëm në 14 vite, nga të cilët 4 më të fundit kanë dënuar dhunën e protestuesve ndaj efektivëve të Policisë.

Kriza më e rëndë e sigurisë në 14 vite qeverisje i ra ta përballojë Ervin Demo, ish-bashkiaku i Beratit, i cili të dielën mbushi muajin e parë në detyrë. Në ditët më të vështira për Policinë, menjëherë duket se ka kuptuar rëndësinë e uniformave blu.

Nga viti 2020 deri në vitin 2026, janë 5 ministra, por vetëm 3 prej tyre janë rreshtuar pa hezitim në krah të policëve të dhunuar nga maskat.



“Asnjë qytetar i denjë i Republikës nuk mund dhe nuk duhet të sillet me policinë sikur të jetë armiku i jashtëm, duke rrezikuar seriozisht jetën e një efektivi në uniformë, duke harruar se ata janë në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë.”, shprehet Besfort Lamallari.

“Dënoj me forcën më të madhe çdo akt dhune, sulmi, kërcënimi apo fyerjeje ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë në krye të detyrës.”, shton Albana Koçiu.

“Me gurët mbi Policinë e Shtetit dhe institucionet nuk negociohet! Mbështetje e plotë për Policinë!”, theksoi Taulant Balla.

Ervin Hoxha, i cili ndenji ministër i Brendshëm më shumë se një vit, nuk ka gjetur dot një fjalë për të thënë, më shumë sesa shefi i tij, postimet e të cilit i ka rinxjerrë në llogaritë e tij sociale. Bledi Çuçi, një nga ministrat e Brendshëm më jetëgjatë, flet shumë gjëra, por jo për policët.

“Asnjë protestë nuk duhet të rrezikojë fëmijët tanë dhe mundin e një jete të tërë.”, nënvizon Bledi Çuçi.

Ministri i vetëm i Brendshëm, i cili u bë i dyti përballë protestave për shkak të familjarëve të tij, në postimin e vetëm në një javë protestë, flet si kandidat presidencial, në stilin e Spiropalit.

“Si qytetar, si prind, si deputet i qarkut Tiranë, jam tejet i trishtuar dhe i shqetësuar nga kjo situatë anarkie që ka mbërthyer qytetin tonë!”, shprehet Fatmir Xhafaj.

Kurse ministri i Brendshëm socialist, që ishte në qendër të krizës më të madhe politike të 14 viteve të fundit, ka mbajtur qëndrimin më të ashpër ndaj policisë. Ministri i Brendshëm që hodhi aq shumë gaz mbi protestuesit e PD-së, saqë i ngjitën nofkën “Sander Kimiku”, dhe që regjistroi ndoshta rastin e vetëm në këto katër mandate socialiste, ku një polic vrau një civil, Klodian Rashën, nuk e fsheh kompleksin për Policinë. Dhe për gazin.

“Çdo minutë që kalon nën dhunën e verbër të rrugës pa zgjidhje politike rrit ndjeshëm rrezikun për të gjithë vendin.”

Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, Saimir Tahiri është i vetmi që nuk ka bërë asnjë reagim. Protesta dhe dhuna vetëm i kanë shtyrë planet personale për dokumentarin e historisë së jetës së tij”, thotë Sandër Lleshaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!