Shqipëria prej kësaj të enjteje do drejtojë presidencën e OSBE. Në fjalën e parë si kreu i kësaj presidence, kryeministri Edi Rama tha se prioritet do të jetë dialogu me vendet e BE.
Ndërsa në një konferencë për gazetarët, Rama tha se vendi nuk është i kërcënuar nga konflikti SHBA-Iran, edhe pse pranoi që Shqipëria ka ndërmarrë një rrisk me strehimin e muxhahedinëve./abcnews.al

