TIRANË- Një grup personash të maskuar sulmuan dhe dhunuan ambientet e Gjykatës së Apelit mesditën e kësaj të hëne. Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, e cilësoi sulmin si pjesë të një skenari me qëllime destabilizuese.
Sipas Çupit, sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë synojnë, sipas tij, zhdukjen e provave dhe të dosjeve që lidhen me persona të përfshirë në veprimtari kriminale.
Analisti paralajmëroi se situata mund të ketë pasoja për stabilitetin e vendit, ndërsa e cilësoi atë si një formë fashizmi.
Ai theksoi se Partitë opozitare me në krye Partinë Demokratike janë kundër interesit të vendit.
“Këta megjithëse liron nga gjykata, ata përsëri sulmojnë gjykata, Ata i sulmojnë gjykatat sepse i kanë një mision, që kanë si synim për të zhdukur provat e kriminelëve. Ky mision i tyre është për të zhdukur dosjet. Këta mund të hapnin edhe burgjet. Nëse do vazhdojë situata siç është sot, ne po i largohemi rrezikut. Ky është fashizëm. Ne kemi këtu një qendër të ashtuquajtur politike, që ka bërë terror, ka fshehur vrasësit e 21 janarit.
PD është një nga strofullat më të mëdha të krimit. Është Partia komuniste, e njohur si Lëvizja Bashkë, është prijëse e kësaj lëvizje ekstreme e majtë dhe është me elementë antiligjorë të paimagjinueshëm. Përgatitjet destabilizuese të financuara mirë. Shqipërinë duan ta kthejnë pas“, tha ai.


