Personat që janë kapur apo që do të kapen duke kryer akte dhune gjatë protestave mund të përfshihen në një listë të zezë, me pasoja edhe për udhëtimin e tyre në zonën Schengen.
Gazetarja Bleona Prengëzaj, duke raportuar mbi këtë zhvillim, u shpreh se personat e identifikuar për akte dhune do të përballen me masa që mund të ndikojnë edhe në lëvizjen e tyre drejt vendeve të zonës Schengen.
“Do të jetë një listë e zezë me këta persona që janë kapur apo kapen duke kryer akte dhune. Dhe me anë të kësaj liste, i ndalohet edhe udhëtimi në zonën Schengen”, u shpreh Prengëzaj.
Sipas burimeve pranë qeverisë, masa synon personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestave.


