Në ditën e shtatë të protestës bankat e nivelit të dytë po i kthehen gradualisht normalitetit.Të mbyllura për ofrimin e shërbimeve do të jenë vetëm filialet e dëmtuara.
Deri më tani janë evidentuar 38 degë bankare dhe 42 ATM të dëmtuara në të gjithë vendin, duke cenuar shërbimet e përditshme për qytetarët dhe bizneset.
Ndërsa si pasojë e situatës disa filial bankash kanë njoftuar se kanë do të jenë të hapura deri në mesditë si një masë për të garantuar sigurinë e punonjësve por edhe të klientëve
Disa prej institucioneve bankare që operojnë në kryeqytet kanë njoftuar se disa prej filialeve të tyre do vijojnë të jenë të mbyllura , për shkak të dëmtimit të ambjenteve si pasojë e akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestave.
Në Tiranë disa degë bankash janë dëmtuar, ndërsa janë raportuar edhe raste të plaçkitjes së bankomateve.
Për klientët që kanë nevojë të kryejnë veprime bankare, këshillohet që të përdoren aplikacionet online në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë gjatë marrjes së shërbimeve.
Pritet që aktiviteti i filialeve të prekura të rikthehet gradualisht, në varësi të situatës së sigurisë dhe përfundimit të verifikimeve për dëmet e shkaktuara.
Protesta e dhunshme ka paralizuar aktivitetin ekonomik në kryeqytet ku me dhjetëra biznese kanë mbylluar qepenat që prej një jave./abcnews.al


