Gjithçka është gati për Ndeshjen e Solidaritetit mes ish-lojtarëve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë. FSHF dhe Sindikatave e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë kanë organizuar gjithçka me detaje, teksa fitimet e biletave do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Emra si Zambrotta, Perrota, Karagounis dhe Rustu do të zbresin në fushën e “Air Albania Stadium” ditën e nesërme. Gjithçka nis në orën 18:00, ndërsa nuk do të mungojnë edhe të ftuarit special si Mc Kresha dhe Dj Vin Veli.
Paraditen e së premtes, të katër anëtarët e skuadrave do të udhëtojnë drejt Thumanës për të takuar familjet e prekura nga tragjedia. Vizita do të ndodhë në orën 11:00 sipas njoftimit të FSHF-së. /abcnews.al