Kryeministri Edi Rama deklaroi se të rinjtë e maskuar që dhunojnë dhe plaçkisin, përdoren nga antifa dhe shërbimet e huaja.
Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama tha se nuk është rastësi që Rusia përshëndet popullin shqiptar në këto ditë të dhunshme.
Sipas tij, Rusia është një vend që nuk e do Shqipërinë.
“Në asnjë nga këto vende asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve. Pas maskave, nuk ka studentë, por ka vetëm qënie të verbra, njerëz pa shkollë, njerëz që nuk dinë as nga vijnë, as nga shkojnë. Të cilët adhurojnë molotivin, rrëmujën dhe kaosit, dhe pastaj u turren dyqaneve. Si mund të përkrahet, adhurohet kjo masë që ka nevojë për psikolog. Këto përdoren nga Antifa, nga shërbime të huaja dhe armiqtë e Shqipërisë. Rusia nuk është aleat i Shqipërisë, që e do Shqipërinë me ekonomi, që e do në BE. Nuk është rastësi që babai ideologjik i Putinit përshëndet popullin shqiptar “,t heksoi ai./abcnews.al


