Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dje është kaluar vija e kuqe”/ Sulmi ndaj komisariatit nr.3, Demo: Kjo nuk është më protestë studentore

schedule08:07 - 19 Tetor, 2026

schedule 08:07 - 19 Tetor, 2026

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo deklaroi se në protestën e djeshme, u kalua vija e kueq, me sulmin ndaj komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Demo u shpreh se kjo nuk është më protestë studentore.

Demo tha se në 6 ditë protestë të dhunshme, janë plagosur 295 persona.



“Ky takim vjen si rrjedhojë duke marrë në konsideratë edhe atë çfarë të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë gjatë ditëve të fundit, dhe duke referuar vetëm natës së fundit, ka ndodhur diçka që, me thënë të drejtën, ka kaluar vijën e kuqe. Dje Komisariati nr. 3 është sulmuar nga protestues, jo thjesht komisariati si godinë, por edhe punonjës të Policisë së Shtetit që kanë qenë aty në perimetrin e komisariatit dhe brenda tij, janë dëmtuar deri me djegie, të trupit të tyre duke e mbrojtur godinën e Policisë së Shtetit.

Kjo është jo vetëm e papranueshme, por tregon fakt që elementët e dhunës të cilët janë përfshirë në këtë protestë, kanë arritur në nivele të cilat qartësi e tregojnë që kjo nuk është më as protestë studentore, në fakt, nuk mund të quhet më as protestë. Ajo çfarë normalisht ka ndodhur po ashtu gjatë ditës së djeshme, ne kemi pasur sulme ndaj subjekteve të caktuara politike, ndërkohë kemi parë po ashtu që elementë të dhunshëm të asaj proteste, kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar. Kjo tregon më së miri dhe motivimin e elementëve të dhunës që janë brenda kësaj lëvizje.

Në fakt, unë do të përmendja një shifër e cila bën të gjithëve të ndihemi jo mirë: janë 295 të lënduar në këto 6 ditët e fundit. Unë nuk po i ndaj në fillim as trupat e Policisë, as protestuesit. Ata janë 295 shqiptarë, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë pësuar dëmtime, dhe në disa raste jo të lehta. Kanë qenë forcat e Policisë, kanë qenë protestues aktivë, kanë qenë kalimtarë, kanë qenë gazetarë. Janë 295. Numri më pas tregon më së miri atë çfarë ka bërë Policia e Shtetit me profesionalizëm dhe me vetëpërmbajtje. Sepse nga këta 295 të dëmtuar, 186 janë punonjës policie. Ky raport, 2 në 3 afërsisht, tregon më së miri vetëpërmbajtjen dhe profesionalizmin tuaj, i cili ka qenë në fokus gjatë gjithë kohës, për sa i përket asaj e cila është dhe objektivi më i rëndësishëm për të ruajtur jetën e qytetarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!