Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmohet komisariati 3/ Lëndohen 10 policë, pas sulmit të protestuesve

schedule19:27 - 18 Tetor, 2026

schedule 19:27 - 18 Tetor, 2026

As Komisariati nr. 3 në kryeqytet nuk i shpëtoi përshkallëzimit të protestës. Hedhja e molotovëve dhe lëndëve piroteknike përfshiu nga flakët hyrjen e godinës, ndërsa gurët dhe sendet e forta të hedhura në drejtim të komisariatit lanë të lënduar disa efektivë të policisë. Ata u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës, ku morën ndihmën mjekësore.’

Siç shihet në pamjet filmike, flakët përfshinë pjesën e recepsionit të komisariatit, pasi protestuesit hodhën molotovë në drejtim të godinës.

Efektivët e policisë ndërhynë menjëherë me fikëset e zjarrit që ndodheshin në godinë, në përpjekje për të neutralizuar flakët. Më pas, në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.



Përveç dëmeve në godinë, nga sulmet me gurë dhe sende të forta mbetën të lënduar edhe disa efektivë të policisë. Ata u transportuan me autoambulanca drejt Spitalit të Traumës, ku morën ndihmën mjekësore.

Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3, në zonën e Mine Pezës në Tiranë, shënoi një tjetër episod të dhunshëm të protestës, ku përplasjet me policinë u shoqëruan me zjarr, dëme materiale dhe efektivë të lënduar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!