Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka shkuar në spital, me krahun e fashuar. Prania e tij në ambientet e spitalit vjen në një kohë kur situata në kryeqytet është tensionuar, për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Gjatë orëve të fundit, situata në Tiranë është shoqëruar me incidente, sulme ndaj institucioneve dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e turmave. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit, ndërsa janë raportuar edhe aksione policore në rrugët e kryeqytetit.
Deri më tani, nuk ka detaje të plota mbi rrethanat në të cilat është dëmtuar drejtori i Policisë së Tiranës, apo mbi momentin kur ka marrë dëmtimin në krah.


