Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi shoqëri që jemi djegur nga situata të tilla”, Lami: Mesazhi i protestuesve edhe për Partinë Demokratike

schedule15:28 - 17 Tetor, 2026

schedule 15:28 - 17 Tetor, 2026

Për analistin Roland Lami, asnjë prej palëve nuk është i fituar, nga situatat e dhunshme që janë shënuar në protestë. Në një bisedë në News Hour në ABC News, Lami komentoi edhe reagimin e ambasadës amerikane lidhur me aktet e dhunshme të protestuesve.

“Një reagim i tillë është një reagim i logjikshëm që kushdo që na dëgjon dhe e shikon situatën kërkon të gjejë zgjidhje për të dalë nga ky moment ku askush nuk është i fituar.

Prandaj politika i ka mekanizmat që situatat mos agravojnë deri në këtë pikë, e cila nuk di se çfarë do të ketë të nesërmen dhe ne jemi një shoqëri e cila jemi djegur nga situata të tilla. Të kujtoj këtu në 97-ën dhe 98-ën.



Unë mendoj që politika shqiptare ka mjaftueshëm eksperienca të hidhura që të mos na përsërit të njëjtat skenare” u shpreh Lami.

“Ne duhet ta lexojmë kështu që ne na mjaftojnë disa akte të bëra publike nëpërmjet mediave kur protestuesit kanë larguar nga protesta eksponent të Partisë Demokratike. Edhe mbrëmë dy nga eksponentët të rëndësishëm të Partisë Demokratike kanë notuar nëpër kanalet e Lanës për të shpëtuar nga reagimi i protestës.

Besoj me kaq ne kuptojmë se çfarë qëndrimi kanë ata që protestojnë jo vetëm ndaj qeverisë, por ndaj gjithë establishmentit politik. Sigurisht Partia Demokratike kërkon ta kanalizojë, ta shfrytëzojë, ta kthejë në kapital të vetin politik, por ata që protestojnë aty kanë një mesazh edhe për opozitën, kryesisht edhe për Partinë Demokratike, se nëse do kishim një parti demokratike të konsoliduar, të shëndetshme, me një alternativ qeverisë, situata nuk do ishte kaq e agrauar sot” u shpreh Lami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!