Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Peqin, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me kosore fqinjin e tij, për motive pronësie.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodras, ku i dyshuari, shtetasi I. H., dyshohet se ka goditur me kosore 52-vjeçarin A. D. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Ndaj 62-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


