Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lautaro Martinez “tradhton” Inter/ Kapiteni dëmtohet sërish, në 2026 më shumë jashtë, se brenda

schedule13:15 - 16 Tetor, 2026

schedule 13:15 - 16 Tetor, 2026

Dy trofe, titulli i golashënuesit më të mirë dhe një finale e Kupës së Botës. Në pamje të parë, 2026 mund të duket si një vit I suksesshëm për Lautaro Martínez. Megjithatë, një vështrim më i thelluar zbulon se ai ka qenë shumë i vështirë, për “El Toro”.

Kapiteni i Inter doli i dëmtuar nga ndeshja e fundit në Champions League kundër Club Brugge, ku shënoi dy gola, por nuk evitoi humbjen e skuadrës zikaltër.

Testet mjekësore përcaktuan se sulmuesi argjentinas do të qëendrojë të paktën tre javë jashtë fushave të lojës.



Kjo do të thotë se ai do të humbasë të paktën pesë ndeshjet e ardhshme mes Serie A dhe Champions League, përfshirë edhe derbin e parë sezonal kundër Milan në program më 31 tetor.

Me parashikimin më optimist, Lautaro Martinez mund të kthehet për Inter vetëm për sfidën e katërt në Champions kundër Feyenoord më 3 nëntor.

Kjo do të thotë se kapiteni zikaltër do të mbushë të paktën 100 ditë jashtë fushave të lojës në vitin 2026.

Pra që -n në mënyrën e vet: për shkak të një dëmtimi të sapopësuar në muskulin e kofshës së majtë, numri i përgjithshëm i ditëve që kapiteni ka kaluar jashtë fushës po i afrohet shifrës prej 100 ditëve dhe 18 ndeshjeve të humbura.

Por, tek Inter janë të shqetësuar se nuk do të kenë shërbimet e sulmuesit të tyre kryesor pikërisht në fillim të një faze vendimtare për të gjithë sezonin në Serie A dhe në Champions, ku zikaltërit nuk kanë marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!