Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëlqen Milan, përmbys Juventus/ Dy skuadrat italiane fituan sfidat e dyta në Europa League

schedule13:09 - 16 Tetor, 2026

schedule 13:09 - 16 Tetor, 2026

Deri tani Champions ka qenë një zhgënjim, por futbolli italian mund të krenohet në Europa League, ku Milan dhe Juventus fituan sfidat e tyre të dyta. Kuqezinjtë morën suksesin e parë në këtë turne, duke kaluar bindshëm 4-0 transfertën e Salzburg.

Njeriu i triumfit ishte Alfadjo Cisse, 19 vjeçari që vendosi edhe një rekord. Ai shënoi tre gola, duke u bërë futbollisti italian më i ri që realizon një “tripletë” në Europë.

Sulmuesi hapis serinë në minutën e 15-të, ndërsa po vetë në të 35-ën dyfishoi shifrat me golin e qetësisë për Milan. Pas pushimit, Cisse plotësoi mbrëmjen e tij të madhe me rrjetën e tretë personale. Skuadra italiane vulosi fatin e ndeshjes në minutën e 72-të me Goncalo Ramos.



Nota e vetme e kuqezinjve ishte ajo e Terraciano, I ndëshkuar me karton të kuq në fundin e sfidës, por që nuk ndikoi në suksesin e Milan që merr pikët e para në Europa League.

Nuk zhgënjen as Juventus, që vuajti shumë për të mundur me përmbysje në transfertë 2-1 Celta Vigo. Spanjollët mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Alvarez në minutën e 18-të.

Pas pushimit, Voltemade barazoi shifrat për “Zonjën e Vjetër”, që më pas priti shtesën për të siguruar fitoren. Kolo Muani shënoi në minutën e 92-të golin e triumfit për Juventus, që me gjashtë pikë të plota pas dy ndeshjeve të para kryeson renditjen në Europa League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!