Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonio Costa: Tani është koha për paqe, BE nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën

schedule11:19 - 16 Tetor, 2026

schedule 11:19 - 16 Tetor, 2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka rikonfirmuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke theksuar se presioni ndaj Rusisë duhet të vijojë deri në ndalimin e luftës dhe arritjen e një armëpushimi të vërtetë.

Duke folur në Bruksel, së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Costa deklaroi se prioritet mbetet bindja e Moskës për të pranuar armëpushimin dhe për t’u ulur në tryezën e negociatave.

“Tani është koha për paqe”, u shpreh Costa, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.



Nga ana e saj, Ursula von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian nuk do të lehtësojë sanksionet ndaj Rusisë për sa kohë që lufta vazhdon.

“Një gjë është absolutisht e qartë – ne nuk do të heqim asnjë sanksion nëse Rusia nuk e ndal këtë luftë”, deklaroi ajo përpara samitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!