Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jemi në luftë hibride”/ Softa: Grupe të organizuara në rrjetet sociale. Faktorët e jashtëm synojnë destabilitet!

schedule18:52 - 15 Tetor, 2026

schedule 18:52 - 15 Tetor, 2026

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar në një intervistë për “Tirana Live” protestën në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të situatës nga Policia e Shtetit.

“Kjo mund të vinte në mënyrë graduale edhe pse protesta ishte paqësore. Goditja e infrastrukturës kritike. Goditja e telefonisë është një problem sepse ndikon te komunikimi. Goditja e bizneseve është një goditje që krijon një lloj pasigurie. Kjo është një anë e tepruar. Gjithashtu mund të themi që ka një forcë të tepruar të forcave të policisë.

Kemi një shtet të çoroditur dhe të paorganizuar. Jetojmë në një luftë hibride, ka shtete të interesuara që synojnë që të ketë një stabilizim, por mund të jenë edhe grupe të organizuara në rrjetet sociale.



Nuk mund të përjashtojmë asnjë faktor të jashtëm që tenton të destabilizojë. Janë ndikime jashtë vendit, sepse brenda vendit ka interesa politike, por jo destabiliteti. Duhet të shmanget kaosi sepse kaosi nuk i shërben vendit, por as edhe studentëve për të ardhmen e tyre”, tha softa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!