Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Pakistan, 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle, mes viktimave edhe fëmijë

schedule10:29 - 15 Tetor, 2026

schedule 10:29 - 15 Tetor, 2026

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën pas shembjes së çatisë së një shkolle në qytetin Peshawar, në Pakistan. Mes viktimave janë një mësues dhe disa nxënës, të gjithë nën moshën 13 vjeç, sipas informacioneve të raportuara nga autoritetet lokale.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i një spitali lokal, i cili bëri të ditur se bilanci i viktimave është rritur në 28.

Ngjarja tragjike ka shkaktuar shqetësim të madh, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e çatisë së shkollës.



Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e aksidentit, ndërsa informacionet mbi gjendjen e personave të tjerë që mund të jenë prekur nga ngjarja mbeten të paqarta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!