Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve! Shqipëria nuk do të kthehet më pas

schedule08:08 - 15 Tetor, 2026

schedule 08:08 - 15 Tetor, 2026

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për protestën e dhunshme, duke e cilësuar situatën e krijuar si një përpjekje për të penguar përparimin e vendit.
Rama pa nga afër zyrën e Kolegjit të Evropës, institucionit të arsimit të lartë që u çel në Shqipëri në prani të udhëheqësve evropianë, por që dje u dogj nga protestuesit.

Kreu i qeverisë theksoi se këto duar që shkatërrojnë nuk janë të studentëve. Ai pohoi se studentët përfaqësojnë të ardhmen dhe se qeveria është e gatshme të dialogojë me ta për të gjetur zgjidhje për çështjet që kërkojnë vëmendje.

Në vijim, Rama akuzoi opozitën se, përmes dhunës, synon të pengojë zhvillimin e Shqipërisë. Ai theksoi se këto janë orë të vështira, por u zotua se askush nuk do të pengojë rrugëtimin e Shqipërisë.



“Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit evropianë të pranishëm këtu në Tiranë. Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve.

Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentet janë gjithnjë të mirëpritu dhe për ta ne jemi gjithnjë gati te ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje. Këto janë të tjera duar. Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart.  Këto janë duart e një opozite, e cila me maska të verbrish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë.

Kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë në humnerën nga ku ne të gjithë së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian dhe qëlloi që kjo zyrë e kolegjit të Europës, e shkollës së gjeneratës së re të europianëve, e shkollës së studentëve europianë, të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen pa anë dhe po shohin në këto orë të vështira.

Janë orë të vështira, por janë orë, të cilat do t’i kalojmë të gjithë së bashku, sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj, e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të bie ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare.

Po nuk mundet dot ta kapim për fyti Shqipërinë dhe kushdo që mendon se ligji është larg, gabon.

Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë ne këtë katrahurë, sigurisht që do paguajë.

Do të paguaj, sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluara. E ardhmja është e studentëve, e ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!