Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lamine bën “sulltanin” në Stamboll/ Talenti shkëlqen, Barcelona mund 4-1 Galatasaray

schedule12:44 - 14 Tetor, 2026

schedule 12:44 - 14 Tetor, 2026

Askush nuk ka shënuar sa “blaugranët” me këtë trajner në stol. Barcelona dhe Hansi Flik janë bërë sinonimi i golit në Champions, dhe beteja e Stambollit ishte një tjetër konfirmim I fuqisë ofensive të katalanasve.

Gallatasaraji u mund 4-1, edhe pse kryesoi 1-0 që në fillim, për kënaqësinë e dhjetëra mijë tifozëve të zjarrtë vendas. Rusi Batrakov ishte autori për stambollinjtë, por me fanelën e Barçës në krahun tjetër ishte talenti më i madh i botës, Lamin Jamal.

Adoleshenti 19-vjeçar dha një paraqitje që do të mbahet mend, edhe pse nuk shënoi asnjëherë. Ishin nga këmbët e tij dy asistet për golat e përmbysjes mike, shënuar nga Fermin Lopez për 2-1 dhe Entoni Gordon për 3-1.



Sidomos, aksioni për anglezin ishte I një klasi vërtet të lartë. Më herët kishte barazuar Dani Olmo. Edhe rrjeta e katërt ishte meritë e Lamin Jamalit që nisi aksionin dhe Gabriel Zhezus preku harkimin e tij me sulmuesin Adejemi që dërgoi topin në rrjetë.

Mediat katalanase shkruajtën për “paraqitje qiellore në ferrin turk”, ndërsa Barça ka 6 pikë të plota në dy ndeshje, madje me golat 9-2. Të martën e ardhshme, në 20 tetor, do të luhet sfida e madhe në Champions, në fushën e Paris SG, ku kredencialet e ekipit të Hansi Flikut do të kalojnë testin më të fortë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!