Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

schedule10:06 - 14 Tetor, 2026

schedule 10:06 - 14 Tetor, 2026

TIRANË – Gjashtëmbëdhjetë persona janë arrestuar në flagrancë dhe 49 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar më 13 tetor përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Sipas Policisë, disa pjesëmarrës të maskuar kanë hedhur gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Si pasojë e dhunës, janë dëmtuar gjashtë punonjës policie, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa godina dhe ambiente publike.



Policia bën me dije se janë dëmtuar kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, ndërsa është dëmtuar fasada prej xhami e një banke të nivelit të dytë.

Një tjetër incident është regjistruar në rrugën “Ded Gjon Luli”, ku është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë së Tiranës dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë arrestuar Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj.

Ata dyshohen për një sërë veprash penale, mes të cilave goditje për shkak të detyrës, prishje të rendit dhe qetësisë publike, shkelje të rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr dhe kundërshtim të punonjësve të rendit publik.

Ndërkohë, 49 persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!