Pesë masa sigurie të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe të miratuara nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) janë zbatuar në kuadër të hetimeve për trafikun e klandestinëve.
Në kuadër të këtij operacioni, kontrolle janë ushtruar në ambiente të ndryshme nga Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), me qëllim mbledhjen e provave dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar kriminale.
Në pranga kanë përfunduar, Jorgji Kuvarati, Erius Hajdari, Arzen Bregasi si edhe Lamela Berlati, ndërkohë që një tjetër person është shpallur në kërkim.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e SPAK, ndërsa pritet të dalin detaje të mëtejshme lidhur me personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurisë, si dhe rolin e tyre të dyshuar në këtë veprimtari./abcnews.al


