Një fluturim i kompanisë ajrore indiane IndiGo u devijua drejt Hyderabadit pasi një pajisje elektronike personale, dyshohet një bateri portativ, filloi të nxirrte tym dhe mori flakë në bord.
Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë jashtë rrezikut.
Ngjarja shkaktoi panik mes pasagjerëve, ndërsa pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë disa prej tyre duke u përpjekur të izolojnë baterinë me çanta për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Sipas raportimeve të mediave indiane, ekuipazhi i kabinës ndërhyri menjëherë dhe arriti të shuante zjarrin duke përdorur aparatet zjarrfikëse. Për shkak të situatës, pilotët vendosën të devijonin avionin dhe të uleshin në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Rajiv Gandhi në Hyderabad.
WATCH: Powerbank fire breaks out in the overhead luggage compartment on an IndiGo flight on Sunday. The aircraft was diverted to Hyderabad, where it landed safely. https://t.co/G9JevuFVPp
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 11, 2026


