Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërhiqen dy mina antitank në Borsh, transportohen drejt Tiranës

schedule13:42 - 9 Tetor, 2026

schedule 13:42 - 9 Tetor, 2026

Dy mina antitank janë tërhequr me sukses në fshatin Borsh, në Njësinë Administrative Lukovë, Bashkia Himarë. Operacioni u zhvillua ditën e sotme nga ekspertë xhenierë EOD të Forcave të Armatosura.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u realizua pas një kërkese për mbështetje me ekspertë të specializuar në identifikimin dhe trajtimin e mjeteve shpërthyese.

Pas përfundimit të operacionit, dy minat antitank u transportuan drejt Tiranës.



Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me origjinën e minave, si dhe rrethanat në të cilat ato janë konstatuar në zonën e Borshit.

Operacioni u përmbyll me sukses, ndërsa nuk raportohet për detaje të tjera nga autoritetet lidhur me rastin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!